Qeveria ndan mjetet për pensionet e veteranëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për transferimin e mjeteve financiare për veteranët e luftës së UÇK-së , nga Ministria e Financave tek ajo e Punës.
Ministri i Punës Arban Abrashi me këtë rast ka thënë se do të jenë në dispozicion 8 milionë euro për të paguar pensionet e veteranëve dhe se janë pranuar 12 mijë aplikacione.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria ka kryer obligimet ndaj veteranëve .