Qeveria ndan mjete financiare për dëmet e trazirave të marsit, 2004

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetueses për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe, nuk e vë në pikëpyetje dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.

Këto komente Mustafa i bëri në mbledhjen e Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe ndarja e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara në trazirat e 17 dhe 18 marsit, 2004.

Ndërsa, kryeministri Mustafa foli edhe për Raportin e Progresit, raport ky që sipas Mustafës e vë në pah progresin e arritur në Kosovë . Ky raport, sipas tij, vlerëson vendimet e mëdha që janë marrë.

Lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe progresin e arritur në dialog me Serbinë, Mustafa tha se do të adresohen të gjitha vërejtjet që janë dhënë nga ky raport.

Ai shtoi se edhe pse nuk u anëtarësuam në UNESCO, Kosova ka arritur të ketë përkrahjen e 92 shteteve dhe është impuls që pas 2 viteve, Kosova të mos merr 95 vota, por shumë më shumë.

Mustafa foli edhe për vendimin e kushtetueses, lidhur me marrëveshjen për Asociacionin, duke thënë se ky vendim nuk e vë në pikëpyetje dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi foli për UNESCO-n, duke thënë se mos pranimi i Kosovës nuk minimizon të arriturat që janë bërë në Kosovë, të cilat sipas tij janë evidentuar edhe në Raportin e Progresit.

“Serbia keqkuptoj dëshirën e Kosovës për të qenë pjese e UNECSO-s, duke ndërmarrë një gjuhë dhe fushatë agresive, luftë nxitëse që nuk i shërben qëllimit të dialogut e që është normalizimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-ndan-mjete-financiare-per-demet-e-trazirave-te-marsit-2004/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala