Qeveria ndan 50 mijë euro për rivarrimin e Isa Boletinit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për faljen e borgjeve deri më 31 dhjetor 2008, si dhe faljen e ndëshkimeve nga 1 janari 2009 deri në vitin 2014, nëse paguhen borgjet nga viti 2009 deri në vitin 2014.
Sipas këtij projektligji borxhi total që do të falet është 680 milionë euro, ndërsa borxhi më i madh që do të falet do të jetë nga kompanitë publike.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha gjatë mbledhjes së Qeverisë se miratimi i këtij projektligji i kontribon rritjes së buxhetit dhe krijimit të një mundësie të re për shlyerjen e borgjeve.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar Isa Boletini.