Qeveria ndan 141 mijë euro për verifikimin e veteranëve

Qeveria e Kosovës ndau sot mjetet për punën e Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për Njohje dheVerifikimitë kategorive të dala nga lufta në vlerë prej 141 mijë e 700 euro. Po ashtu, në këtë mbledhje u bë ndarja e 100 mijë eurove për renovimit të stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë, i cili muaj më parë është dëmtuar nga zjarri.
Zëvendëskryeministri Kujtim Shala ka arsyetuar kërkesën e zyrës së kryeministrit duke thënë se ky komision ka një punë voluminoze dhe e cila ka koston e saj.