Qeveria miraton Koncept–Dokumentin për Prishtinën

Autori:Gazeta Fjala

Gjatë mbledhjes së ekzekutivit është miratuar Koncept-Dokumenti për Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se faza përgatitore e Ligjit për Prishtinën do të përfshijë shumë njerëz, pasi është folur shumë për ligjin për kryeqytetin.

“Ju e dini se është biseduar gjatë lidhur me Ligjin  për Prishtinën. Një herë ka qenë i përgatitur ligji, ka ardhur deri në leximin e parë në Kuvend, është kthyer prapë. Tash marrëveshja është që të aprovohet sot koncept-dokumenti, pastaj mbi këtë koncept-dokument të punohet në hartimin e projektligjit i cili do të procedohet më tutje,” tha Mustafa.

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj pasi ka ftuar kabinetin qeveritar për miratim të këtij drafti ka thëne se edhe ligji vetë do të pasoj sa më shpejt, transmeton Gazeta Fjala.

“Është paraparë të hartohet koncept-dokumenti për projektligjin e kryeqytetit të Republikës së Kosovës, Prishtinë dhe më pas projektligji për kryeqytetin e Kosovës. Ky koncept-dokument i parashtruar sot ka identifikuar dhe trajtuar disa aspekte të përgjithshme që ndikojnë në organizimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të kryeqytetit,” tha Gecaj. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-miraton-koncept-dokumentin-per-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala