Qeveria miratoi MSA-në, të marten pritete nënshkrimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha se Qeveria e Republikës se Kosovës sapo ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim.

Ky, sipas tij, është hapi i fundit para nënshkrimit të kësaj marrëveshje të, siç e quan ai, rëndësisë historike dhe jetike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës ne Bashkimin Evropian, raporton lajmi.net.

“Si kryenegociator i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë dhe që kanë mbështetur këtë proces. Pres me padurim të martën kur do të bashkë-nënshkruaj këtë marrëveshje në emër të Republikës së Kosovës. Urime për Kosovën evropiane dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-miratoi-msa-ne-te-marten-pritete-nenshkrimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala