Qeveria me vendim për shpërbëje të Mbrojtjes Civile

Autori:Avdyl Pajaziti

everia e Kosovës ka marrë vendim të shpërbëjë të ashtuquajturën “Mbrojtja civile” që ka vepruar jashtëligjshme si strukturë paralele e sigurisë në komunat veriore të Kosovës.

Me këtë vendim parashihet integrimi në institucionet e Kosovës i 483 personave që kanë qenë pjesë e kësaj strukture dhe marrja në shfrytëzim e të gjitha objekteve që janë shfrytëzuar nga kjo strukturë.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri para kabinetit qeveritar paraqiti konkluzat e dakorduara për shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, për të cilat tha se janë në përputhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tahiri tha se këto konkluzione janë arritur në mars, pas një kohë të gjatë bisedimesh.

“Konkluzionet në fjalë parashohin mbylljen e të gjitha pikave vëzhguese të sigurisë së objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale dhe dorëzimin e tyre tek institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës me këtë marrëveshje është zotuar për të integruar 483 individë që kanë qenë pjesëtarë të kësaj strukture”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se integrimi këtyre personave do të bëhet në duke respektuar ligjet e Kosovës, përkatësisht ligjin për shërbimin civil të Kosovës ku janë parë të gjitha normat për integrim përfshi edhe verifikimet përkatëse të sigurisë. Ajo paraqiti edhe planin e integrimit, ku pasqyrohet një listë e ministrive dhe agjencive që do ta integrojnë këta persona, e që do të jetë e kushtueshme për buxhetin e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e vlerësoi të rëndësishëm këtë hap të Qeverisë, ndërsa për foli edhe për koston e zbatimit.

“Jemi konsultuar me ministrin e financave dhe ne kemi një hapësirë të punësimit për këtë vit dhe natyrisht edhe buxhetet e punësimit. Ne duhet të zbatojmë një vendim të tillë në mënyrë që t’i integrojmë këto struktura, dhe pastaj sipas proceseve që i paraqiti ministrja ne do të bëjmë shuarjen e këtyre strukturave”, tha Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-me-vendim-per-shperbeje-te-mbrojtjes-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala