Qeveria mbledhje urgjente para seancës

Qeveria e Kosovës ka ftuar në takim urgjent konsultativ të gjithë ministrat për në orën 15:30 deri në 16:00 para seancës së Kuvendit të Kosovës.
“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por takimi është ftuar që të konsultohen i gjithë kabineti para se të fillojë mbledhja e qeverisë”, ka thënë një zyrtar i qeverisë për portalin INFOKUSI.
Ndryshe, edhe sot opozita ka paralajmëruar bllokimin e seancës së Kuvendit duke insistuar që nuk do të lejojnë që të mbahet deri në realizimin e kërkesave të tyre, e që janë anulimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.