Qeveria liron nga burgu Sabit Gecin

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj, e ka liruar të premten nga burgu të dënuarin për krime lufte, Sabit Geci, me arsyetimin se i duhet trajtim mjekësor.
Geci pritet të udhëtojë jashtë vendit ditët në vazhdim, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i nënshkruar nga Çelaj në emër të ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është bazuar në një raport të datës 20 korrik 2015, nga një ekip mjekësh prej tre anëtarësh të emëruar nga Ministria, në rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, për pezullimin e ekzaminimit të dënimit me burgim, në opinionin ligjor të Departamentit ligjor të Ministrisë së Drejtësisë të datës 2 tetor 2015, si dhe në shkresat e tjera të institucioneve shëndetësore.

Vendimi i tij pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-liron-nga-burgu-sabit-gecin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala