Qeveria lëshon seancën, përgatitë dy projektligje për Specialen?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lëshuar seancën e Kuvendit dhe për momentin po qëndron në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ai duket që po përgatitë dy projektligjet që pritet t’i dërgojë sot në seancën e jashtëzakonshme.

Mustafa gjatë fjalimit në seancën e sotme paralajmëroi se do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe do t’i dërgojë Kuvendit projektligjin për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.
Ai tha se Qeveria do të kërkojë sot seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projektligje.

Ndryshe, në seancë ndodhet vetëm ministri i FSK-së, Haki Demolli. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-leshon-seancen-pergatite-dy-projektligje-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala