Qeveria korrigjon buxhetin joreal të Thaçit

Autori:Avdyl Pajaziti

Buxheti i përgatitur nga Qeveria Thaçi dhe i miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ka qenë joreal. Të hyrat e planifikuara në këtë buxhet kanë qenë të fryra, gjë që ka pamundësuar që të realizohen edhe disa shpenzime të tjera, ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, të mërkurën, para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, që së bashku me shefin e FMN-së ka raportuar për Marrëveshjen Stand-By të arritur gjatë muajit të kaluar.

Korrigjimi i buxhetit përmes procesit të rishikimit është kushti i parë që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë për programin Stand-By që kanë arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Mënyra e procedimit të rishikimit buxhetor është diskutuar disa herë pa i ndezur mikrofonat në mes të kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Osmani është dëgjuar t’i koordinojnë ditët se kur duhet të kalojë ky ligj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-korrigjon-buxhetin-joreal-te-thacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala