Qeveria identifikon tri grupe potenciale për veprimtari terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Është zbardhur Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Ekzekutivi ka dhënë alarmin për kërcënimin nga terrorizmi, në një dokument që e ka aprovuar këtë javë, e një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”.

Me frikë shihet kthimi në Kosovë i atyre shtetasve që kanë shkuar për të luftuar në Siri e Irak. Ekstremistët islamikë nuk konsiderohen burim i vetëm për të kryer veprimtari terroriste.

Janë edhe “grupet radikale nacionaliste ekstremiste me origjinë serbe dhe shqiptare, që kundërshtojnë kufijtë dhe qeverisjen ekzistuese”.

Për radikalizmin në rritje, ekzekutivi e ka fajësuar edhe veten. Ka pranuar se radikalizmi është produkt edhe i dy faktorëve shtytës: situatës ekonomike dhe integritetit të ulët institucional.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-identifikon-tri-grupe-potenciale-per-veprimtari-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala