Qeveria i jep 4 milionë RTK-së

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milion euro për Radio Televizionin e Kosovës.
Këto mjete transmetuesi publik do t’i ketë në dispozicion vetëm për gjashtë muaj të vitit 2016.
Gjatë kësaj periudhe komisioni funksional në bazë të ligjit aktual të RTK-së të gjejë mënyrën e financimit të RTK.
Ky propozim i Qeverisë është përkrahur edhe nga Komisioni për Buxhet dhe Financa gjatë amandamentimit të projektbuxhetit për vitin 2016, transmeton rtklive.