Qeveria i thotë po themelimit të Gjykatës Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të shtunen ka marrë vendim që t’i dërgojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dy amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria që drejton nuk e ka të lehtë të marrë vendime të tilla, megjithëse ka thënë se edhe deputetët duhet të jenë ata që duhet votuar për të kryer këtë obligim ndërkombëtar.

Mustafa është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë dhe krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë hetim mbi UÇK por mbi disa individë”, ka thënë Mustafa.

Opozita ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke u deklaruar se do të votojë kundër saj. Shumica në Kuvend nuk i ka të sigurta votat për votimin e kësaj Gjykate, meqë edhe disa deputetë nga radhët e partive në pushtet janë shprehur se do të votojnë kundër themelimit të saj, ndërsa edhe Lista Serbe, që përfaqësohet me nëntë deputetë po bojkoton Kuvendin pas largimit nga kabineti qeveritar të liderit të kësaj partie Aleksandër Jabllanoviq.

Presidentja ka nisur dje konsultat me partitë opozitare, ndërsa presioni ndërkombëtar është se nëse Kosova nuk e themelon vet Gjykatën Speciale, atë do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-i-thote-po-themelimit-te-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala