Qeveria i thotë “po” projektligjit për MSA-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ratifkimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociim-it të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është kërkesë e gjithë qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të hyjë në fuqi kjo ujdi.

“Me të na hapen dyert për një treg me 500 milionë banorë” ka shtuar ai.

Ndërkaq, gjatë prezantimit të projektligjit në fjalë, ministri i Integrimit, Evropian Bekim Çollaku ka thënë se rëndësia e marrëveshjes së Stablizimi-Asociim-it është e madhe dhe se përmes saj po kalohet në një marrëdhënie kotraktuale me Bashkimin Evropian.

“Në kuadër të MSA-së ka obligime nga të dyja palët. MSA ka bazë ligjore” ka deklaruar ndër të tjera Çollaku, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-i-thote-po-projektligjit-per-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala