Qeveria hyn borxh 37 milionë euro për dy projektligje

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën dy projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, njëri për financimin e reformës shëndetësore dhe tjetri për efiçiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtërishme.
Ndërsa për reformën shëndetësore marrëveshja parasheh një kredi 16,5 milionë eurosh, për projektin e efiçencës në energji kredia kap 20,1 milionë euro. Që të dyja kanë afatin e kthimit për 25 vjet dhe 5 vite greis periodë.
Në mbledhjen e së mërkurës Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren për procesin e përkthimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Rregullorja përcakton procedurat e përkthimit, koordinimit të procesit të përkthimit, si dhe të unifikimit të terminologjisë të acquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.