Qeveria heq tatimet e doganat për diasporën

Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa specifike legjislative për lehtësimin e investimeve nga diaspora. Këto masa përfshijnë lirimi nga taksa në korporatë, lirimin nga detyrimet e importit, pajisjeve dhe lëndën e parë të nevojitur për investime, zvogëlimin e numrit të procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit, lehtësimin e procedurave dhe uljen e kostos për përfshirje në energji elektrike, lehtësimin e procedurave për marrjen e tokës publike në shfrytëzim e një varg masash tjera.
Në këtë drejtim, Qeveria do të vazhdojë të promovojë lehtësira për Diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë, duke siguruar mbrojtjen e investimeve të tyre nëpërmjet aplikimit të fondeve përkatëse për mbështetjen e bizneseve (Fondi për Garantimin e Kredive). Paralelisht më ketë, qeveria sheh të nevojshme edhe identifikimin e investitorëve nga Diaspora, meqë ata ende figurojnë në listën e përbashkët të investimeve të huaja në Kosovë dhe nuk dihet numri i saktë i tyre.