Qeveria gjatë këtij viti miratoi 68 projektligje

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Republikës së Kosovës, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje. Përpos ligjeve të miratuara, sipas evidencave të Qeverisë janë edhe 32 projektligje që duhet të kalojnë procedurat në Kuvend, meqë Qeveria i ka miratuar dhe proceduar.

Qeveria e Kosovës, do të punojë me përkushtim maksimal deri më datë 31 dhjetor 2015, në mënyrë që të kompletohet agjenda legjislative e saj dhe që projektligjet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh të nevojshme krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet agjenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin, si dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në njoftim.

Më tej në komunikatë theksohet se Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejt të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-gjate-ketij-viti-miratoi-68-projektligje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala