Qeveria ia falë borxhet kosovarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim për faljen e borxheve të qytetarëve ndaj shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga periudha e pasluftës deri me 31.12.2008.
Gazeta Fjala mëson se vlera e përgjithshme e borxheve që do të falen sillet rreth 200 milion euro. Këtu do të hyjnë të gjitha borxhet e pa paguara të qytetarëve për energji elektrike, ujë, mbeturina, tatimi në pronë dhe obligime tjera ndaj shtetit.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se do të formoj komisionin që do të trajtoj këtë çështje. Kjo sipas tij po bëhet për përmirësimin e mirëqenies së gjithëmbarshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-fale-borxhet-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala