Qeveria fajtore për migrimin ilegal

Autori:Zekirja Shabani

Migrimet ilegale të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin imigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Kështu thonë në Komisionin Evropian.

Brukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës, për emigrimin e kosovarëve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e Komisionit Evropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, i ka thënë Radio Kosovës, se Qeveria e Kosovës, duhet të marr masa strikte për ndalimin e emigrantëve.

“Qeveria e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj informative për emigrantët, të forcojë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që mundësojnë udhëtimin nga Kosova si dhe të forcojë bashkëpunimit operacional me vendet transit dhe vendet e destinacionit”, ka thënë Petroviç.

Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 për qind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.

“Që nga shtatori 2014 ka pasur një rritje të vazhdueshme në zbulimin e pikë kalimeve të parregullta të kufirit, nga qytetarëve të Kosovës, në kufirin serb-hungarez dhe në të gjitha kërkesat e Kosovës për azil në Hungari dhe Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2014 llogariten se qytetarët e Kosovës përbën rreth 40 përqind të kalimeve ilegale drejt BE-së, duke kaluar edhe sirianët dhe afganistanët”, është shprehur Petroviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-fajtore-per-migrimin-ilegal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala