Qeveria emëron djalin e Sami Lushtakut anëtar të një Bordi

Autori:Avdyl Pajaziti

Djali i njeriut më të fuqishëm në PDK, Sami Lushtakut, Mërgimi është emëruar nga Qeveria e Kosovës, anëtar i bordit të “Iber Lepencit”.

Qeveria në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që ti emëroj anëtarët e bordit të “Iber Lepencit”, ku përveç Mërgim Lushtakut për kryesues është zgjedhur Fatos Sahiri, ndërsa anëtarë të tjerë janë  Bashkim Shabani, Albiona Maloku dhe Ymer Hamiti, ndërsa një pozitë mbetet të plotësohet me një anëtar nga pakicat.

 I kontaktuar nga “Zëri”, Mërgim Lushtaku, ka thënë se akoma nuk është në dijeni të emërimit të tij, si anëtar i “Iber Lepencit”

“ Jam duke e pritur vendimin e Qeverisë. Ende nuk kam konfirmim zyrtar. Aktualisht mbaj postin e drejtorit për integrime evropiane në Ministrinë e Administratës Publike”, ka thënë Lushtaku.

Ndryshe në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka emëruar Jeton Shalën kryeshef të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, pasi ishte i preferuari i Ministrisë.

Po ashtu janë emëruar edhe anëtarët e bordit të Hekurudhave të Kosovës TrainKos, SH. A. Kryesues është zgjedhur Sadik Kryeziu, ndërsa anëtarë Naim Gashi, Labinot Halilaj, Bujar Hasimi, Nusri Sallahu dhe Mustafa Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-emeron-djalin-e-sami-lushtakut-anetar-te-nje-bordi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala