Qeveria e vlerëson të mirë gjendjen e sigurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka përgëzuar policinë për ruajtjen e rendit gjatë ngjarjeve të djeshme.

Ministri i punëve të brendshme, Skënder Hyseni, para kabinetit qeveritar ka folur për gjendjen e sigurisë në të gjitha nivelet pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend dhe në rrugët e kryeqytetit.

Hyseni e ka vlerësuar gjendjen e sigurisë të mirë dhe ka thënë se policia ka bërë çmos që të ketë siguri në të gjitha nivelet.

Më pas kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se më 27 tetor do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si arritje të madhe votimin pro Kosovës në UNESCO.

Ndërkohë, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për zgjedhje të parakohshme në të gjitha nivelet në Universitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-vlereson-te-mire-gjendjen-e-sigurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala