Qeveria e rrit akcizën e duhanit

Autori:Avdyl Pajaziti

As në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë janë futur amandamentet kushtetuese qe kanë të bëjnë me Specialen.

Ndërsa, pikë e rendit të ditës kanë qenë një serë projektligjesh qe janë të ndërlidhura më fushën e ekonomisë. Avdullah Hoti, ministër i Financave ka paraqitur raportin gjashtëmujor për vitin 2015.

Sipas tij, në këtë gjashtëmujor është rritur qëndrueshmeria financiare. Ai tha se të hyrat tatimore kanë shënuar rritje. Ndërsa te hyrat nga tatimi në pronë kanë pësuar rënie.

402 milon euro janë inkasuar nga Doganat, sipas tij, kjo shënon rritje të të hyrave, transmeton ORAinfo.

E kreu i Qeverisë Mustafa është shprhur i gëzuar me uljen e shpënzimeve. Ai ka thënë se ka 7 përqind rritje të të hyrave.

Duke folur për shpënzimet, ministri Hoti ka thënë se vërehet një disiplinë më e madhe tek kjo kategori.

Ministri i Financave ka paraqitur para kabinetit qeveritar propozim vendimin për ndryshimin e normave të akcizëa të disa mallrave.

Ngritje të akcizës në duhan, vendosja e akcizës në fishëkzjarre, por edhe rritje në aparatet e lojërave të fatit.

E kryeministri Mustafa tha se ka mundësi të rritjs se akcizës për kaziont. Sepse sipas tij, më këtë rritje do të ketë efekte pozitive sociale.

Madje ai prezantoi të ketë rritje 100 përqin ketë kategori duke u shprejur se nuk duhet të ndalet dora e rritjes për katë kategori./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-rrit-akcizen-e-duhanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala