Qeveria e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit që shpie në terrorizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me Seli në Gjenevë, Khalid Koser.

Sipas një njoftimi, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit në adresimin e sfidave që lidhen me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Në këtë aspekt, siç thuhet në njoftim, kryeministri Isa Mustafa, theksoi hapat konkret të Qeverisë së Kosovës, duke veçuar hartimin dhe miratimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit të saj.

“Drejtori ekzekutiv i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me Seli në Gjenevë, Khalid Koser, duke u falënderuar për pritjen, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe lidershipit kosovar në këtë drejtim. Koser, po ashtu, theksoi se Kosova është shembull për mënyrën proaktive dhe masat e ndërmarra në adresimin e kësaj sfide globale”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu, shtohet se gjatë takimit, u bisedua edhe për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në fondin për përkrahjen e institucioneve të vendit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, i cili do të krijojë mundësi dhe do të ndihmojë në fuqizimin e rolit të qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-perkushtuar-ne-luften-kunder-ekstremizmit-qe-shpie-ne-terrorizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala