Qeveria e Kosovës miraton një sërë ligjesh

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë ligjesh në mbldhjen e sotme të Qeverisë.

Zëvndëskryeministri i Kosovës, Kujtim Shala ka thënë  se shyqrtimi për ndryshimin e ligjit për AKP-në ku bordi do të përbehet nga 8 drejtorë dhe neni 12 të fshihet. Ai ka shtuar se nuk mund të ushtroj detyrën e drejtorit një person cili mund të jetë i akuzuar për ndonjë vepër penale.

“Zyra e Kryeministrit propozon që ky ligj për AKP të ndryshohet, neni 12 të fshihet, ku bordi të përbëhet nga 8 drejtorë. Asnjë person nuk mund të bëhet drejtor nëse ka ndonjë vepër kriminale, është përjashtuar nga ushtrimi i ndonjë profesioni, ka interes personal ndaj institucionit”, ka thënë Shala, raporton Indeksonline.

Ndërkaq edhe ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka thënë se pajtohet me ndryhsimin e ligjit për AKP-në, meqë sipas tij, çështja e zgjedhjes së Bordit është emergjente.

“Më vjen mirë që ka qasje për ndryshimin e ligjit të AKP-së sepse është cështja më emergjente për krijimin e bordit të saj privatizimi i tokave bujqësore është bërë për shuam shumë të ulta dhe janë edhe shumë hektarë tokë që rrezikojnë te shkojnë dëm prandaj duhet të bëhet një ndryshim në këtë ligj duhet te shpëtohet toka bujqësore që ende nuk është privatizuar”, ka thënë Krasniqi.

Nërkaq, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Arsim Bajrami në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se për zgjedhjet e përgjithshme dhe të parakohshme në UP, është vendim që është marrë pas ngjarjeve në senat lidhur me rektorin, Ramadan Zejnullahu.

“Zgjedhjet përfshijnë të gjitha nivelet akademike dhe organet qeverisëse të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. MASHT u ka dërguar draft të gjitha njësive për të marr sugjerime”, ka thënë Bajrami. Me këtë rast kabineti qeveritar në mbledhjen e 62 të qeverisë ka miratuar edhe Udhëzimin administrativ të zgjedhjeve në UP.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është miratuar edhe propozim vendim për lidhjen e marrëveshjes financiare Kosovë-Maqedoni.

E Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se shqyrtimi i marrëveshjes ndërkufitare Kosovë-Maqedoni përfshinë të dyja rajonet, ku programet do të fokusohen në zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, raporton Indeksonline. “Këto projekte janë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit ekonomisë dhe jetës së qytetarëve që jetojnë në zonat në mes të Kosovëa dhe Maqedonisë”, ka thënë Çollaku./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-kosoves-miraton-nje-sere-ligjesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala