Qeveria e Kosovës lidhet me Microsoft

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka thelluar bashkëpunimin me gjigantin botëror të Teknologjisë Informative, Microsoft. Dy ministra, përkatësisht Arsim Bajrami dhe Mahir Yagcilar kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e Microsoftit për Kosovë e Maqedoni, Stefan Pllavjanski.

Qëllimi i memorandumit është formalizmi i kornizës së bashkëpunimit në mes MAP/ASHI, MASHT dhe Microsoft-it, me ç‘rast do të mundësohet qasje më e madhe në programet: YouthSpark dhe Partner në Mësim.

Ministri Yagcilar shprehu gatishmërinë e  institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahje në realizimin e objektivave të përbashkëta për ngritjen e nivelit të zbatimit të e-Qeverisjes në institucionet e Kosovës. Ndërkaq, ministri Bajrami theksoi

se me këtë marrëveshje synojmë realizimin e objektivave për përdorimin e teknologjisë dhe novacionit ne edukim, që paraqesin prioritet të Ministrisë së Arsimit, pa krijuar ndonjë obligim financiar dhe juridik për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Microsoftit thanë se janë mirënjohës për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe u shprehen të gatshëm në ofrimin e partneritetit në adresimin e disa prej prioriteteve qeveritare.

 

Microsoft YouthSpark është nismë globale e Microsoft-it, e cila përfshin më shumë se 30 programe të cilat kanë për qëllim ta nxisin imagjinatën dhe ta zhvillojnë potencialin te të rinjtë, t’u sigurojnë arsim më të mirë, që do t’u ndihmojë gjatë punësimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të frymës së tyre sipërmarrëse.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-kosoves-lidhet-me-microsoft/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala