Qeveria e Kosovës hapi zyre ilegale në Zvicër

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Diasporës ka hapur zyre ilegale në Zvicër. Qendra Kulturore për Diasporën në shtetin helvetik nuk është e regjistruar askund. Kështu kanë thënë për Gazetën Fjala burime të besueshme brenda qeverisë. Sipas tyre, ministria as që ka bërë diçka në këtë drejtim. Gazeta Fjala ka provuar që të kontaktoj me Ministrinë e Diasporës lidhur me këtë çështje. Por, Drejtori për Marrëdhënie me Publikun në këtë ministri, Lorik Pustina, nuk është përgjigjur, përkundër faktit se Gazeta Fjala i ka dërguar ato para disa ditësh. Pustina nuk i është përgjigjur pyetjeve ku është e regjistruar kjo zyre, në çfarë entieti funskionion kjo zyre dhe a është e vërtetë se ajo funksionin ilegalisht dhe në kundërshtim me ligjet dhe normat e shtetit helvetik dhe atij të Kosovës.

Zyrtarë në Ministrinë e Diapsorës kishin treguar më herët se si Xhevat Isufi, shef i Qendrës Kulturorë për Diasporën në Suedi e kishte regjistruar këtë qendër si Organizatë Joqeveritare dhe është bërë vet pronar i saj. Kjo qendër vazhdon të mbetet ende pronë private e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-kosoves-hapi-zyre-ilegale-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala