Qeveria e Kosovës diskuton me AAK-në për demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, që është edhe zëdhënës i qeverisë, dhe Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë takuat në Qeverinë e Kosovës për të biseduar rreth demarkacionit.

Zyrtarë të AAK’së më në fund kanë pranuar të ulen me Qeverinë e Kosovës për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit.

Është Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi ai që është ulur në një tavolinë me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që është edhe Zëdhënës i Qeverisë. Ata shihen duke shikuar disa harta të cilat duken se kanë të bëjnë me demarkacionin, njofton Express.

Njëra ndër arsyet e protestave dhe bllokadës së punës së Kuvendit nga ana e Opozitës, është edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-e-kosoves-diskuton-me-aak-ne-per-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala