Qeveria do marrëdhënie të mira me Serbinë

Me planin e Qeverisë parashihet që të vazhdohet dialogu për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë. Sipas dokumentit, të cilin e posedon Gazeta Fjala, mungesa e marrëdhënieve normale ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë paraqet pengesë serioze për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë Evropën Juglindore.
“Si pasojë, asnjëri vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore, prandaj ky proces normalizimi mes dy vendeve i shërben interesave të qytetarëve të të dyja vendeve dhe interesave të rajonit, po ashtu”, thuhet në programin qeverisës, të cilin e posedon Gazeta Fjala.