Qeveria dhe ndërkombëtarët, pro rektorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë dalë në mbështetje të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bajrami i është kundërpërgjigjur kërkesës së senatorëve për shkarkimin e Zejnullahut duke e quajtur këtë kërkesë të papranueshme.

Ai iu ka bërë thirrje të gjitha organeve të Universitetit të Prishtinës që të veprojnë me përgjegjësi të lartë akademike edhe shoqërore.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e misionit të vet duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi…, dhe duke mos lejuar në asnjë moment që cilatdo interesa të ngushta personale ose grupore të vihen mbi parimet dhe interesin e përgjithshëm të Universitetit”, ka thënë Bajrami, sipas të cilit, të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e Rektoratit, janë të papranueshme. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-dhe-nderkombetaret-pro-rektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala