Qeveria dhe BE-ja, debat për administratën publike

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian sot dhe nesër organizojnë diskutime të nivelit të lartë politik lidhur me arritjet në reformën e administratës publike.

Hapja e sesionit të parë, sot, bëhet nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Sesioni mbi prioritetet e Reformës në Administratën Publike, që do të mbahet nesër, do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-dhe-be-ja-debat-per-administraten-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala