Qeveria dështon ta përmbushë agjendën legjislative

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka dështuar të kryejë punë konform Strategjisë legjislative që vetë e ka hartuar dhe aprovuar në fillimvit. As gjysmën e objektivave s’ka mundur ta përmbushë.

Mbështetur në strategji, deri në fund të qershorit Qeveria ka paraparë të përcjellë në Kuvend 74 projektligje. Deri tash i ka proceduar në legjislativ vetëm 30 sosh. Madje është bërë pishman për disa që i ka përcjellë, të cilat i ka tërhequr pastaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ngathtësi ka alarmuar Kuvendin, i cili ka reduktuar punën në mungesë të materialeve që duhet t’i sponsorizojë ekzekutivi.

Javën e shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare, pas të cilit kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët. Nëpërmjet saj i është kërkuar Qeverisë procedimi sa më i shpejtë i projektligjeve dhe konform strategjisë legjislative.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-deshton-ta-permbushe-agjenden-legjislative/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala