Qeveria arrin të emërojë zëdhënësin pas 4 vjet hulumtimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas katër vjet pritje, Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e fundit me kabinetin e tij ka caktuar zëdhënësin. Ai është Arban Abrashi, i cili është edhe ministër i Punës dhe të Mirëqenies Sociale. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës”, njoftoi qeveria e vendit.
Pozita e zëdhënësit kishte mbetur vite me radhë post vakant. Mediat kërkonin një person që ta kontaktonin për punën e ekzekutivit, ndërsa Hashim Thaçi nuk e emëroi në mandatin e dytë asnjëherë përfaqësuesin e tij që do të komunikonte me media.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-arrin-te-emeroje-zedhenesin-pas-4-vjet-hulumtimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala