Qetësohuni me arra

Autori:Avdyl Pajaziti

Arrat kanë një efekt pozitiv lidhur me stresin. Ato janë në gjendje që të mbajnë nën kontroll reagimin fizik dhe psikologjik përballë situatave stresuese.

Sipas një studimi amerikan të publikuar në revistën shkencore “Journal of The American College of Nutrition”, thuhet se ngrënia e nëntë kokrra arrave në ditë ndihmon për të reduktuar tensionin përballë situatave problematike të përditshme.

Studiuesit monitoruan tek individë të shëndetshëm, se si ndryshonte sjellja e tyre në publik përballë situatave të vështira.

U vu re se te ata persona që hëngrën rregullisht për një periudhë kohore nga nëntë kokrra arrë në ditë, arritën të mbanin një sjellje të mirë fizike dhe emocionale, duke përmirësuar dukshëm këtë qëndrim, krahasuar me ditët kur nuk i kishin ngrënë këto fruta të thata.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qetesohuni-me-arra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala