Qetësohen protestuesit, po presin vendimin e Gjykatës për Donikën

Autori:Avdyl Pajaziti

Protestuesit e opozitës aktualisht janë duke qëndruar të qetë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata janë në pritje të vendimit të Gjykatës për deputeten Donika Kadaj-Bujupi.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Deputeten Kadaj –Bujupi për shkak të veprimeve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa në një prononcim për media, Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk do të këtë me qetësi deri në lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Madeja ai ka paralajmëruar edhe eskalimin e situatës nëse deputetja nuk lirohet sot. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qetesohen-protestuesit-po-presin-vendimin-e-gjykates-per-doniken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala