Qetë para Kuvendit, protesta vazhdon

Përkrahësit e opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë përpara dyerve të Kuvendit duke brohoritur parrullat si “Poshtë Zajendica dhe Zajednica nuk kalon”.
Disa prej tyre edhe janë shpërndarë për t’u kthyer prapë në orën 22:00 për kur është paralajmëruar mbajtja e seancës, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq deri tani situata po vazhdon të jetë e qetë dhe forcat e policisë janë në të njëjtën numër siç kanë qenë gjatë gjithë ditës.