Qesharake: Këshilltari mbron Mustafën, thotë se han me pirun të plastikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke u munduar të dal në përkrahje të shefit të tij, Besnik Berisha, këshilltar i kryeminstrit Isa Musafa, ka thënë se ai “ha me pirun të plastikës”!

Duke elaburuar më shumë punën e pirunit, Berisha ka treguar se një ditë i ka thënë Mustafës derisa po hante, se njerëzit nuk mund ta imagjinojnë se ai ha në këtë formë ushqim, raporton Magazina.al.

Gjatë intervistes në Zona B, kështilltari i kryeminstrit ka treguar se Mustafa shpesh insiston që ushqimin që e han ta paguaj me paratë e veta e jo të buxjetit që ndahet për dreka e darka. Në këtë rast, Berisha nuk foli se si ndodhi që Mustafa ia dha djalit të vet tenderit për servisimin e veturës zyrtare. Magazina.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qesharake-keshilltari-mbron-mustafen-thote-se-han-me-pirun-te-plastikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala