Qershori më i lirë se maji

Gjatë muajit qershorë kosovarët kanë blerë produkte me çmime më të lira për 0.1 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie si rezultat i rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupi i perimeve për (-10.8%), me një ndikim prej (-0.4%) në IHÇK.
Kurse, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (6.2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2.6%) – (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 % në IHÇK.
Ndërkaq, shkalla e inflacionit, e matur në muajin qershor 2016 me muajin qershor 2015, ishte (-0.3%)./Gazeta Fjala/