Qershor 1999, gazetari anglez duke kërkuar për trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

Autori:Gazeta Fjala

Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin bërë përpjekje të ndryshme për të fshehur krimin kundër popullatës civile.

Tentim për të fshehur krimin ata kishin bërë edhe në Krushën e Vogël të Rahovecit, kur  trupat e vrarë dhe të masakruar i kishin hedhur në lumin Drin i Bardhë.

Për këtë në qershor të vitit 1999, ashtu sic tregojnë edhe pamjet e asaj kohe, gazetari anglez John Sweeney, që ka raportuar nga Kosova, në atë kohë kishte hyrë në lum për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë që ishin hedhur aty.

Pas më shumë se 20 viteve nga kjo ngjarje, Sweeney kishte dëshmuar në rastin gjyqësor kundër Darko Tasiqit i cili është dënuar për krime lufte kundër bashkëfshatarëve të tij në Krushë të Vogël.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qershor-1999-gazetari-anglez-duke-kerkuar-per-trupat-e-shqiptareve-te-vrare-ne-lumin-drin-i-bardhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala