Qeriqi: Vendimi i sotëm i Qeverisë është i turpshëm dhe ofendues për veteranët

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i është kundërpërgjigjur vendimit të Qeverisë për dhënien e pagave për veteranët e UÇK-së. Qeriqi në një prononcim për ORAinfo ka thënë se ky vendimin është i turpshëm dhe ofendues për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipase Qeriqit me këtë vendim të Qeverisë veteranët e luftës po trajtohen si raste sociale.

“Ky vendim i Qeverisë dhe i kryeministrit Mustafa është i papranueshëm për ne. Këto ndarje që janë bë janë bërë në mes të veteranëve në moshë janë të turpshme. Me këto veprime Qeverisë duhet ti vie turp”, ka thënë Qeriqi.

“Me këtë vendim qeveritarët I kanë trajtuar veteranët e luftës si raste sociale asgjë më tepër., sepse në bazë të ligjit ai veteran që është I papunë dhe e gëzon të drejtën e statust së veteranit nuk ka të drejtë pune”, ka shtuar ai.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, bëri të ditur se veteranët nuk do të rrinë duarkryq pas këtij vendimi. Ai u shpreh se veteranët ndihen të tradhtuar nga ky vendim.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq. Kryeministri Mustafa po edhe vet Ministri i Financave na kanë premtua që këto benificione që nga janari i vitit 2015. Ne nuk do të rrimë duarkryq, do ti ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm”, ka shtuar më tej Qeriqi për ORAinfo.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për fillimin e caktimin e pagës së veteranëve të -së.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ata që kanë fituar statusin e veteranit deri në moshën 35 vjeçare do të marrin pagën prej 130 euro, ndërsa ata mbi 35 vjeç do të marrin pagën prej 170 euro.

Por se kur do të filloj dhënia e pagës për veteranët do të njoftoj ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u tha se janë rreth 14 mijë persona të papunë që do të përfitojnë pagën që i takon në bazë të ligjit për veteranët./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-vendimi-i-sotem-i-qeverise-eshte-i-turpshem-dhe-ofendues-per-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala