Qeriqi uron bashkëluftëtarë për pensione

Xhevdet Qeriqi kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka bërë të ditur një lajm të mirë për vetaran.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, lajmëroi se disa bashkëluftëtarë të tij nga Skënderaj i kanë marrë pensionet e veteranëve, transmeton Gazeta Fjala.
“Uroj që në një kohë sa më të shpejt të gjithë ju bashkëluftarë t`i merrni edhe ju sepse shkoj gjatë kjo punë madje tepër gjatë. Suksese dhe respekt për të gjithë ju” ka shkruar ai.