Qeriqi: Të përfshihen edhe benificionet nga janari, ndryshe s’ndalet protesta

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se ndonëse nesër pritet vendimi për aplikimin e veteranëve për të drejtën në pension, është i papranueshëm, sepse veteranët kërkojnë që ky udhëzim administrativ të përfshijë beneficionet retroaktive nga janari i këtij viti, ashtu siç pati premtuar qeveria.

Qeriqi përmes rrjetit të tij social Facebook ka thënë se tendencat për mashtrim janë të papranueshme dhe se kërkojnë nga kryeministri dhe kabineti i tij që në këtë udhëzim të parashihet që të aplikohet nga të gjitha zonat e Kosovës, aty ku janë departamentet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Qeriqit në Facebook:

Vendimi që po u pritka ta marrë qeveria e republikës së Kosovës,në mbledhjen e radhës për aplikimin e veteranëve për të drejtën në pension,si I tillë qfarë u tha nga kryetari I komisionit z.Çeku si I tillë do të jet I papranueshëm, në këtë udhëzim administrativ kërkojm që të përfshihen benificionet retroaktiv nga janari I këtij viti ashtu siq është premtuar nga qeveria dhe komisioni për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së .Pra çdo tendencë tjetër për mashtrim do të është e papranueshme dhe së dyti kërkojm nga kryeministri dhe kabineti I tij që në këtë udhzim të parashihet të aplikohet në të gjitha zonat e Kosoves aty ku janë degët e departamentit të Familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së,departament ky I cili funksionon në kuadër të ministrisë të punës dhe mirëqenjes sociale.

Nëse nuk merret nje vendim I tillë atëher ne do të detyrohemi të dalim në rrugë dhe të protestojm sepse vendimi për të aplikuar vetëm në një qendër pra vetëm në Prishtinë ka për qëllim që ky proces edhe më tutje të zvarritet.Vendimi I veteranëve të Kaçanikut për të protestuar ditën e premte është I drejt dhe ne do ta mbështesim këtë protestë edhe fizikisht dhe do të vazhdojm edhe me protesta të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-te-perfshihen-edhe-benificionet-nga-janari-ndryshe-sndalet-protesta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala