Qeriqi: Të hënën u themi “Jo” padrejtësive ndaj veteranëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë të hënën për një orë, me një varg kërkesash që lidhen me gëzimin e statusit të tyre, benefiteve që sjell statusi dhe disa lëshime të bëra në konstatimin e invaliditetit të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se do të hënën me fillim në orën 12:00, për një orë, do të protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeriqi i ka thënë Klan Kosovës se arye të protestës janë padrejtësitë e shumta që po u bëhen disa veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

“Të hënën në orën 12:00, për një orë, do të protestojmë ne, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Arsye të protestës janë: problemet që po kanë disa ish ushtarë të UÇK-së që nuk po mund ta gëzojnë statusin e veteranit, disa lëshime të bëra nga Komisioni për Vlerësimin e Invaliditetit të ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe kërkesa që të mbulohen të gjithë veteranët – në aspektin e benefiteve”.

Ai ka theksuar se duhet patjetër që veteranët që i përmbushin kërkesat e fitimit të këtij statusi ta gëzojnë këtë të drejtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-te-henen-u-themi-jo-padrejtesive-ndaj-veteraneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala