Qeriqi të hënën para Prokurorisë

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, do të paraqitet në Prokurori të hënën rreth protestave të muajit gusht.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se ftesën për t’u paraqitur në Prokurori e ka pranuar së bashku me katër bashkëluftëtarë të tjerë.

“Unë kam marrë ftesën  që të paraqitem në Prokurori për të hënën në ora 10”

“Ftesën gjithashtu e kanë marrë edhe katër bashkëluftëtarë të mi, të cilët do të paraqiten përpara Prokurorisë të martën”, deklaroi Qeriqi.

Qeriqi është thirrur për prokurori për  protestat e veternëve të muajit gusht me ç’rast ishin arrestuar 10 ish luftëtar të UÇK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-te-henen-para-prokurorise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala