Qeriqi: Protestat i vazhdojmë në fillim të tetorit, ato do të jenë masive

Autori:Avdyl Pajaziti

Po bëhen gati tri vite kur Komisioni Qeveritar për verifikimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar punën për të ditur saktë numrin e pjesëtarëve të kësaj ushtrie, por ky proces po zgjatet me shumë sesa ishte parashikuar dhe publikimi i tyre ka ngjallur shumë reagime për parregullsi në lista.

Kundrejt këtyre parregullsive dhe këtyre vonesave po shprehen ë lodhur të lodhur veteranët e UÇK-së. Ata për disa here më rrallë kanë organizuar protesta, për të cilat shprehen të vendosur se nuk do t’i ndalin deri në reflektimin e Qeverisë së Kosovës dhe organeve të tjera.

Xhevdet Qeriqi, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, në një prononcim për ORAinfo, shprehet se veteranët janë të vendosur për vazhdimin e protestave deri në realizimin e kërkesave të tyre. AI për këtë herë paralajmëron protestat më masive që janë bërë ndonjëherë në Kosovë nga ana e veteranëve.

“Jemi duke bërë organizimin e protestës së radhës. Ne po presim edhe disa ditë. Nëse Qeveria nuk fillon me aplikim e procedurave për pensionin e veteranëve të luftës në do të bëjmë diskutim me të gjitha komunat e Kosovës për organizimin e një proteste masive”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka bërë të ditur se fundi i këtij maji, apo fillimi i tetorit do ti gjejë veteranët në rrugë duke kërkuar aplikimin e të drejtave të tyre.

“Ne kemi diskutuar me veteran të luftës dhe pas deklarimeve të tyre këtë muaj më së largu në fillimin e tetorit do ti mbajmë protestat të cilat do të jenë më masive. Ne çdo ditë e më tepër po marrim mesazhe nga veteran të cilët po deklarojnë mashtrimet që po bëhen kundrejt tyre nga an e komisionit dhe qeveritarëve”, ka thënë për ORAinfo, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Ne jemi të vendosur për protesta. Nuk do të ndalemi”, ka shtuar ai./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-protestat-i-vazhdojme-ne-fillim-te-tetorit-ato-do-te-jene-masive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala