Qeriqi: Fajet i ka Mustafa dhe Qeveria e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, se fajtor për pensionet e vogla është kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Qeveria që ai udhëheqë.

“Nga vet Mustafa na është premtuar se pensioni do të jetë 220 euro”, ka thënë Qeriqi, derisa faj të madh i ka lënë edhe komisionit për veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj se veteranët trajtohen si raste sociale. Problemi më i madh ka qenë te komisioni, ata kanë qenë përgjegjës për të identifikuar sa veteranë janë”.

“Tre vjet kohë ka marrë procesi. Është e turpshme, të mos të trajtohen veteranët, plus në këtë ligj ka raste që luftëtarët janë përjashtuar nga lista”.

“Mendoj se edhe organizata e veteranëve është dashur të jetë më insistuese në kërkesat e tyre”, ka thënë Qeriqi.

Ai tha se prania e Thaçit në ambientet e zyrës për çështje të veteranëve në Qeveri, duke aplikuar për vërtetim është bërë më shumë për poenë politik”.

“Të them të drejtën kish me qenë pamje ma e mirë, sikur të kishte marrë një vendim të mëhershëm, sepse procesi është zgjatur”, pohoi Qeriqi, duke komentuar fotografinë e Thaçit në Qeveri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-fajet-i-ka-mustafa-dhe-qeveria-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala