Qeriqi akuzon komisionin për listata e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk kanë të ndalur pakënaqësitë me listat e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Edhe përkundër publikimeve të pjesshme në rajonet e ndryshme të Kosovës kanë vazhduar kritikat qoftë për harresa të qëllimshme të veteranëve e invalidëve por shumë më tepër edhe për manipulimet dhe falsifikimet masive me këto lista. Xhevdet Qeriqi, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së listat e vetëranëve i sheh të fryra, dhe shpreh çudi për këtë fakt.

Ai ka akuzuar komisionit vlerësues për manipulime.

“Në bazë të bisedave që kam pasur me vetëranët mendoj së është e pa drejtë që dikush po mundohet të përfitoj në kurriz të tyre, nuk e di së qyshe pa qenë fare në luftë mundohet të përfitoj beneficione në kurriz të tjerëve”, ka deklaruar Qeriqi

Qeriqi ka thënë pokështu së gjatë procedurës së aplikimit është dashur që personat aplikues ti nënshtrohen një kriteri në formularin e aplikimit, që pastaj të mos mbetet hapsirë për manipulim.

Sipas tij për të gjitha këto që kanë ndodhur më vendosjen e personave në lista të vetëranëve pa plotësuar kriteret, e që u është dhënë mundësia e gëzimit të këtij privilegji në shpinën e tjerëve, është faji i komisionit, pasi që ata janë përgjegjës për këtë gjë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeriqi-akuzon-komisionin-per-listata-e-veteraneve-dhe-invalideve-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala