Qentë pushtojnë edhe qendrën e Ferizajt (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një tufë qenësh të dielën kanë “marshuar” në sheshin kryesorë të Ferizajit.

Siç shihet edhe në fotografi të sjellë nga Gazeta Fjala, ata paraqesin rrezik serioz për kalimtarët e këtushëm.

Qenët endacak ditë më parë po në të njëjtin qyteta kanë sulmuar për vdekje nj ëfëmijë dhe gjendja e tijë ende është në rrezik për jetë. Ndërkaq muaj më parë nga qenët endacak një fëmijë humbi jetën në Fushë Kosovë, ndërsa një tjetër gati sa nuk u coptua nga ta.

Tufa të ngjashme qenësh, janë parë mbrëmë në qendër të Prishtinës dhe shumë qytete tjera, ndërsa zyrtarët komunal bëjnë sehir.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qente-pushtojne-edhe-qendren-e-ferizajt-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala