Qentë e Policisë së Kosovës mbesin pa ushqim

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës ka anuluar blerjen e 34,240 kilogram ushqim për qen. Kjo sasi e ushqimit e paraparë për ti ushqyer qentë e policisë për dy vite, në tenderin e fundit do ti kushtonte këtij institucioni të sigurisë hiq më pak se 75,048.50 euro.

Por, për shkak të shkeljeve të evidentuara në këtë tender e tërë procedura ëshët anuluar.

“… shkelje e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, ka ndodhur në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund tërregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti  ligjor të kushteve të prokurimit”, thuhet në arsyetimin për anulim.

Gazeta Fjala pati raportuar se tenderi i ishte besuar kompanisë “Oni Design”,  dhe përfshihen tri lloje të ndryshme të ushqimit për qenë zyrtarë të policisë./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qente-e-policise-se-kosoves-mbesin-pa-ushqim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala