Qent sulmojnë nxënësen dhe mësuesen në Ferizaj (Foto)

Qent endacak para pak çastesh kanë sulmuar një nxënëse të shkollës fillore Gjon Serreqi në Ferizaj, ndersa sot gjatë ditës është sulmuar nga qent edhe një mësuese e kësaj shkolle.
Gazeta Fjala, ka mësuar se rasti ka ndodhur në rrugën Gjon Serreqi afër shkollës ku një grumbull i madh i qenve endacak vazhdimisht qëndron aty për shkak të mbeturinave të grumbulluara në këtë vend.